Vendimi i Apelit për vulën e PD, reagon Alibeaj: Ogur i mirë për demokratët!

Kryetari i Grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit për vulën e Partisë Demokratike.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Alibeaj e ka konsideruar një ogur të mirë për demokratët vendimin e Gjykatës. Më tej ai i ka bërë thirrje për bashkimin e demokratëve, duke lënë mënjanë mosmarrëveshjet dhe për t’u ngritur kundër Edi Ramës.

Sipas Alibeajt, kjo nuk është një ditë fitoreje për askënd por, një ditë reflektimi i thellë për ato që kanë kaluar dhe për të përballuar të ardhmen.

“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit vjen si një ogur i mirë për demokratët, që prej më shumë se 1 viti po kalojnë një periudhë të vështirë. Kjo është dita kur të gjithë ne, demokratët duhet të jemi më të bashkuar se kurrë për tu përballur me regjimin e Edi Ramës dhe të lëmë mënjanë grindjet dhe mosmarrveshjet mes nesh të shkaktuara nga mentaliteti i vjetëruar i politikës shqiptare.

Ftojmë të gjithë demokratët që të lenë mënjanë pakënaqësitë dhe të jemi bashkë në përballjen e 14 Majit. Me kandidatët më të mirë që nuk vendosin interesin personal të askujt mbi interesin e demokratëve. Nuk është ditë triumfi për askënd. Është ditë reflektimi i thellë, për ato që kemi kaluar dhe për te perballuar të ardhmen, që nuk është e thjeshtë, por as e pamundur. Për tu dhënë shqiptarëve #ditë më të mira”, shkruan Alibeaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *