Vendimi i federatës meksikane/ Ja në cilat raste do t’ju ndalohet tifozëve hyrja në stadiume

Federata Meksikane e Futbollit ka bërë të ditur se çdo tifoz që do të përdor një fjalor homofobik gjatë ndeshjeve të kombëtares do të ndalohet për t’u futur në stadiume për pesë vjet. Tifozët që blejnë bileta do të duhet të regjistrojnë informacionin e tyre personal dhe të paraqesin një kod QR në hyrje.

Presidenti i federatës meksikane Yon De Luisa gjatë një konference për shtyp deklaroi se: Ne u bëjmë thirrje tifozëve tanë të marrin masa, nuk mund të tolerojmë akte diskriminuese. Tifozët pavarësisht se kanë biletë, duhet të regjistrohen për të hyrë.

Kori fyes i tifozëve meksikane u shfaq në vitin 2003 gjatë një turneu para-olimpik në Guadalajara. Ai u përhap gjatë Kupës së Botës 2014 në Brazil dhe i ka kushtuar federatës meksikane më shumë se një duzinë sanksionesh që atëherë, pavarësisht fushatave që u kërkonin të ndalonin tifozët.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *