Vendimi i fundit i qeverisë/ Ibrahimaj: Kategoritë që përfitojnë rritje, Indeksim me 3.3%

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka njoftuar sot vendimin e marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave për indeksimin me 3.3% të të gjithë kategorive të pensioneve.

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për indeksimin e pensioneve me 3.3%, si dhe dhënien e një ndihme me 3 mijë lekë për 3 muaj në mënyrë që të përballohen rritjet e çmimeve të produkteve të shportës.

“Indeksim me 3.3% i të gjitha kategorive pensioneve. Nëse i bashkohet të gjithë paketës së mbështetjes, i bashkohet dhe një numri prej 576 mijë personash që marin 3000 lekë për 3 muaj. Është 2500 lekë shtesa për një familje mesatare. Ne kemi menduar të japim 3000 lekë për 3 muaj, kjo i shtohet të tjerave element të paketës sic janë mbështetja për karburantin, për rritjen e çmimeve të karburanteve për fermerët”, tha Ibrahimaj./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *