Partia Demokratike do të mbledhë ditën e nesërme në orën 12:00 kryesinë, vendim ky i marrë pas verdikti të Gjykatës së Apelit për vulën.
Në takimin e nesërm pritet të vendoset në lidhje me vazhdimësinë e aksionit opozitar dhe mënyrën se si PD do të garojë në zgjedhjet lokale.
Kujtojmë se pas deklaratës së Sali Berishës për mediat lidhur me vendimin e Apelit për vulën, ky i fundit zhvilloi një mbledhje me dyer të mbyllura në seli, me strukturën e PD.