Në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese po diskutohej paketa fiskale e projektbuxhetit për vitin 2023.
Kreu i Shoqatës së Prodhuesve të Birrës, Stefan Pinguli tha se vendimi i qeverisë për dyfishimin e akcizës do të sillte një sërë pasojash si dhe do të rrezikonte falimentimin e prodhuesve të birrës vendase.
Ai u shpreh se është e çuditshme që në këtë moment na vihet një taksë prej 150 lekësh plus për litër birrë dhe harrojnë që ne do zhdukemi në mënyrë fatale dhe nuk është shaka kjo është shumë serioze.
Më tej ai theksoi se heqja e fashës mbi 200 mijë dhe nën 200 mijë litra bie në kundërshtim me të gjitha politika e BE-së.
“Problematika jonë është shumë e mprehët. Në kushtet kësaj krize kaq të madhe ekonomike mbivendoset një krizë tjetër e dyfishimit të akcizës. Unë nuk kuptoj ku duhet të arrijë shteti në këtë pikë. Ngritja e kësaj takse prevalon nivelin e invazionit dhe jo të kundërtën që mund të pretendohet nga disa ligjvënës.
Investimet janë bërë në një periudhe 15-19 vjecare që është marrë ky vendim për këtë fashë. Si ka mundësi tani këto investime gati 100 milionë euro që janë bërë do hidhen poshtë? E ka marë parasysh shteti këtë vështirësi? Është vështirësi sa ekonomikëe e juridike. Plus efektet sociale në këtë pikë.
Janë 1000 familje, t’i rrisësh 150 lekë për litër prodhimit të birrës domethënë që ti rrisësh 15% deri 20% të vlerës së saj të cmimit gjë që importi do e merrte fort në dorë, gjë që e ka marrë deri më sot se ka mbi 50% të tregut të birrës e çmimet e tyre janë afërsisht të barabarta me ne. Dhe është e çuditshme që në këtë moment ne na vihet një taksë prej 150 lekësh plus për litër birrë dhe harrojnë që ne do zhdukemi ne mënyrë fatale dhe nuk është shaka kjo është shumë serioze”, tha Pinguli.