Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në emisionin “Tast Forcë”, është shprehur se letra që akuzonte Elisabeta Imerajn është shkruar nga disa duar.
Gjokutaj thotë se janë 6 persona me të njëjtin emër dhe janë bërë kontrolle dhe verifikime për këtë person.
Sipas avokatit Gjokutaj, edhe letra është protokolluar komplet jashtë rregullave.
“Janë 6 Rrahim Shehu.
Letra e Rrahim Shehut është protokolluar nga përfaqësuesi i ONM-së, 1 muaj pasi është përdorur në çështje. Ajo letër është një pazëll, në atë letër kanë futur duart shumë njerëz, dhe e kanë kopsitur ashtu siç donin ata që e kanë bërë.
Problemi është ky, që pa sqaruar këtë rrethanë, nuk mund të merrej një vendim. Nga KPA-ja janë rrëzuar një sërë kërkesash të subjektit, që duheshin verifikuar të gjitha.
Elisabeta është subjekti, por ai që dëmtohet është procesi i vettingut, dhe kjo është reforma në Shqipëri”, u shpreh Genc Gjokutaj në Syri TV.