Vendimi për 11 dhjetorin! Bardhi: U vendos data pas takimit me përfaqësuesin e Berishës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka paralajmëruar gjyqtarin që do të japë nesër vendimin për ndryshimet statusore të marra në kuvendin e 11 dhjetorit të mbajtur në stadium nga Sali Berisha e Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike. I ftuar në “Fronline”, Bardhi tha se data e seancës së nesërme gjyqësore është caktuar në shkelje të ligjit, pa pasur ende gjykatësi dosjen në dorë.

Ai shtoi se gjyqtari ka pasur një takim me një përfaqësues të ish-kryeministrit Berisha para se të caktonte datën për seancën dhe se këtë gjë e ka të dokumentuar. Vetë Bardhi nuk dha emra, por shtoi se e ka raportuar gjithçka në institucionet ligjzbatuese. Me tone të ashpra, Bardhi e quajti ‘kamikaz’ gjyqtarin dhe shtoi se nëse ai do të marrë nesër një vendim për njohjen e ndryshimeve statusore, e pret burgu.

“I bëj thirrje gjykatës të mos i futet aventurave. Ka caktuar datë për seancë pas pasur dosje. Data për nesër është caktuar dje pa patur gjyqtari dosje mbi tavolinë. Është takuar me një përfaqësues të Berishës. E kam emrin, por nuk po e them për etikë të kolegut tim. Si mund të gjykosh pa pasur aktet dhe dosje, këtë do e shpjegojë gjyqtari. E kam të dokumentuar, me të gjitha. Nëse gjyqtari ka vendosur të hedhë veten në erë, është i lirë, i ka thënë burgut hapu. Një gjyqtar kamikaze,”- tha Bardhi ndër të tjera.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *