Vendimi për Kuvendin e 11 dhjetorit/ Rithemelimi-Bardhit: Larg duart, do mbash përgjegjësi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike , Gazmed Bardhi ditën e sotme paralajmëroi gjyqtarin që do të japë nesër vendimin për ndryshimet statuore të marra në kuvendin e 11 dhejtorit të mbajtur në stadiumin “Air Albania” nga Sali Berisha.

Bardhi e quajti “kamikaz” dhe menjëherë pas këtij kërcënimi ka reaguar Grupi i Rithemelimit duke u shprehur se sekretari po kryen një  vepër të rëndë penale, për të cilën ai do të vendoset para ligjit

Postimi i plotë:

Sot, para vendimit te gjykates per Kuvendin e Partise Demokratike te dates 11 Dhjetor te vitit 2021 deputeti Gazmend Bardhi ka ndermarre ndaj gjykatesit te çeshtjes nje sulm kercenues te pa shembullt qe nga sulmi ndaj kolegjit zgjedhor te Edvin Rames ne vitin 2007.

Deputeti Bardhi me sulmin dhe kercenimet e tij publike ndaj gjykatesit para dhenies se vendimit po kryen nje veper te rende penale, per te cilen ai do te vendoset para ligjit.

Partia Demokratike denon me ashpersine me te madhe kete qendrim te pa-denje qe perben veper flagrante penale dhe shton se sulmi i Bardhit ndaj gjyktesit, shpifjet, dhe trillimet e tij lidhen para se gjithash me çeshtje te tija personale me ligjin per te cilat ai mban pergjegjesi direkte, dhe nuk kane asnje lidhje me Partine Demokratike dhe normat e saj.

Floriana Garo

Drejtore e Komunikimit, Komisioni i Rithemelimit te PD /Priza.al

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *