SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim në GJKKO dosjen për Erion Alibej, i akuzuar si pjesëmarrës në grup të strukturuar kriminal dhe për dy vrasje të ndodhura në korrik të vitit 2021.
Konkretisht sipas prokuorisë Erion Alibej akuzohet për vrasje me paramendim të Emiljano Ramazanit më 20 korrik të vitit 2020 në lagjen “28 nëntori” në Elbasan.
Po ashtu Alibej akuzohet edhe për vrasjen e Regis Runajt më 29 korrik 2020 në lagjen “Emin Matraxhi”.
Regis Runajt u gjet i masakruar me thikë pranë varrezave të Elbasanit, mbrëmjen e 29 korrikut 2020. Regis Runaj dhe Emiljano Ramazani ishin miq të ngushtë me njëri-tjetrin ndërsa u vranë njëri-pas tjetrit brenda 9 ditësh në Elbasan. “Truri” i dy vrasjeve që tronditën qytetin e Elbasanit, më 20 dhe 29 korrik ishte 34-vjeçari Erion Alibej.
/Priza.al/