‘Vendoret 2023’/ Meta: Të hapur për bashkëpunim me opozitën, kërkojmë rrëzimin e Ramës

Kryetari i PL, Ilir Meta në një konferencë për mediat tha se partia është e hapur për të bashkëpunuar me opozitën në lidhje me zgjedhjet vendore.

Meta tha se Partia e Lirisë do të jetë në garë për të rrëzuar qeverinë dhe se në fund do të dalë më e fortë.

“Jemi të hapur për bashkëpunim me opozitën e vërtetë. PL e ka përballjen me Ramën dhe duam t’i bashkojmë forcat me të tjerat. Kemi bërë të qarta çdo gjë, pasi çdo vonesë i jep kohë qeverisë që të bëjë abuzime. Në luftojmë që të dalim të fituar, është e drejtë e çdo force politike që të arrijë maksimumin. Të jeni të sigurt që ne do dalim më të fortë, në kushtet me një regjim mafioz PL ka për detyrë t’i japë fund regjimit të Ramës. Është e rëndësishme që opozita të ketë një kandidat në çdo bashki. Ne kemi bërë të qartë që nuk do vëmë kushte, nëse do të ketë kandidat që do ketë përkrahjeje ne do e bisedojmë në mënyrë që të diskutohet”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *