Kryetari i Bashkisë së Athinës, Kostas Bakoyannis, ka treguar mbështetjen për homologun e Tiranës, Erion Veliaj në zgjedhjet e 14 majit.
Përmes një videomesazhi Kostas Bakoyannis thekson se Tirana nën drejtimin e Veliajt, në një kohë shumë të shkurtër është transformuar në një qytet modern, të gjallëruar, dinamik dhe metropolitan.
“Përshëndetje nga Athina! Kam kënaqësinë të përcjell këtë mesazh dhe të mbështes mikun tim të mirë dhe të shtrenjtë Erion Veliaj. Të gjithë ju e njihni Erionin!
Ai është ambicioz dhe i kompletuar. Ai është i talentuar, shumë punëtor dhe karizmatik. Kam kaluar orë të tëra duke diskutuar me Erionin dhe duke ndarë dashurinë dhe entuziazmin e tij për Tiranën. Në një kohë relativisht të shkurtër, Tirana u bë kryeqyteti i rinisë, kulturës dhe sportit. Në një kohë shumë të shkurtër, kushdo që viziton Tiranën, ka mundësinë të shikojë transformimin e Tiranës moderne, të gjallëruar, dinamike, metropolitane. Ndaj është mirë të shkoni ta vizitoni.
Erion, të uroj shumë fat dhe suksese!”, shprehet Kreu i Bashkisë së Athinës, Kostas Bakoyannis.
Bakoyannis është zgjedhur në krye të bashkisë së Athinës në vitin 2019.