Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji është përplasur me një nga komisionerët e Partisë Socialiste, gjatë procesit të votimit nq qytetin e Kavajës.
Ngjarja ka ndodhur në qendrën e votimit, në zonën e quajtur ndryshe kafja e Bizhdilit. Dy palët kanë deklaruar se kanë pasur provokime nga ana e njëri-tjetrit.
Ndërkohë situata në përgjithësi paraqitet e qetë në këtë qytet. Deri më tani pjesëmarrja e votuesve në Kavajë është 23.14%.