Vendoret në Sarandë/ Rama – ish-socialistit që kandidon i pavarur: Mbyll fushatën!

Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme një takim elektoral në qytetin e Sarandës. Gjatë fjalës së tij, Rama i kërkoi kandidatit të pavarur Gjergj Mërkuri, të mbyllë fushatën dhe të presë fitoren e PS-së. Mërkuri ka qenë më parë pjesë e Partisë Socialiste, por për shkak të debateve të brendshme u fut në garë si kandidat i pavarur.

Rama u bëri thirrje qytetarëve që të mos japin asnjë votë jashtë radhës së socialistëve, ndërsa Mërkurit i bëri thirrje që pas 14 majit të ulen në tryezë e të bisedojmë për t’u bashkuar sërish. Kreu i qeverisë tha se e di që Gjergj Mërkurit i kanë rënë në qafë, por sipas tij rruga që ai ka zgjedhur nuk është zgjidhje.

Rama: “Gjergj Mërkuri është një djalë idealist, një djalë i ndershëm, i drejtë. Gjergj Mërkurit njerëz këtu të PS i kanë rënë në qafë dhe kanë bërë gabimin shumë të madh. Kjo nuk është arsye për të bërë atë Stefani nuk e bën kurrë. Kjo nuk është arsye për tu çuar dhe për të dalë matanë rrugës dhe për të kërkuar voto që i bëjnë dëm PS në këtë betejë.

Hatërmbetja nuk është këshilltar i mirë. Aq më pak pastaj, dalja në anën tjetër të rrugës pavarësisht se të kanë rënë në qafë. Gjergjit i kanë rënë në qafë, por tani Gjergji nuk duhet ti bie që qafë të gjithë PS, të gjithë atyre që janë këtu dhe mbi të gjitha nëse askush nuk gëzohet për ata që bën Gjergji ,janë ata tjerët që gëzohen. Kështu që unë Gjergjin do ta ftoja të gjejë arsyen brenda vetes dhe nëse për një arsye ose një tjetër e ka të pamundur që ta ulë pak kokën, të paktën ta mbyllë fushatën. Ta mbyllë fushatën dhe të presë përfundimin e fushatës më 14 maj, të presë fitoren e Oltit dhe të PS dhe pastaj të kthehet në PS të ulemi në tavolinë t’i diskutojmë gjërat. Ata që kanë rënë në qafë ta pranojnë fajin, Gjergji ta pranojë fajin që po bën. Të bashkohemi dhe vazhdojmë përpara. Ndërkohë të gjithë atyre që i kanë thënë Gjergjit vazhdo përpara se ne do vijmë pas teje, që janë të majtë dhe që janë njerëz që duan Sarandën u them ndihmojeni Gjergjin të mbyllë fushatën dhe ka vetëm një drejtim më 14 maj, drejtimi është tek kandidati ynë dhe tek PS. Çdo gjë tjetër është gabim i madh që për një njeri si Gjergji bëhet edhe faj. E kuptoj mirë Gjergjin, i kuptoj edhe ata që kanë arsye për të qenë të hatërmbetur. Në zyrat tona nëpër qytete kemi njerëz që nuk jemi krenarë, ata njerëz jo vetëm që nuk janë të denjë për PS, për qytetarët, por ata njerëz janë arsye për t’u skuqur ne të gjithë. Ama zgjidhja nuk është ajo që ka gjetur Gjergji bashkë me ata që e mbështesin. Zgjidhja është të vazhdojmë të këmbëngulim këtu së bashku dhe ti përmirësojmë gjërat sëbashku, sepse edhe njëherë po ta kthejmë kokën mbrapa”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *