Vendoret në Vlorë/ Kandidati opozitar: Administrata e braktisi Ramën

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Vlorës, Hysni Sharra u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votime, teksa na ndan më pak se një orë nga mbyllja e procesit. Sharra thekson se administrata braktisi Edi Ramën dhe secili që nuk ka votuar duhet ta bëjë diçka të tillë pavarësisht kërcënimeve.

“Duke falenderuar çdo qytetar të Vlorës që ka marrë pjesë në votime, ju bëj thirrje qytetarëve që nuk kanë votuar ende, të shkojnë në votime masivisht. Vlora dhe vlonjatët nuk intimidohen nga kërcënimet, presionet dhe asnjë tentativë tjetër që përdor regjimi për të ndryshuar atë që tashmë po vjen, ndryshimin e madh. Ju bëj thirrje që të shkoni të votoni në këtë kohë që ka mbetur, pasi edhe administrata e braktisi Edi Ramën masivisht” – tha Hysni Sharra.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *