‘Vendosën të merrnin autobusin pasi kushtonte më lirë’/ 4 fëmijët kërkojnë nënën e tyre që humbi jetën në aksident

Pas aksidentit tragjik ditën e djeshme në Kroaci, disa nga familjarët e viktimave mbërritën për të identifikuar trupat e të dashurve të tyre..

Sipas medias kroate, njëri prej tyre është Arif Kikaj, i cili mbërriti nga Peja pasi u informua se vajza e tij 37-vjeçare Alinda Iprijaj mbeti e vrarë në aksident. Ajo kishte katër nga pesë fëmijët e saj në autobus, por asnjëri nga ata nuk u lëndua.

“Kam punuar për 10 vjet në Rijeka dhe 30 vjet më parë kam shkuar në Gjermani. Unë u ktheva në Kosovë dhe fëmijët e mi, Alinda dhe dy djem të tjerë, qëndruan në Shtutgart. Ajo ka punuar atje si infermiere. Ata po mendonin të shkonin me aeroplan për në Prishtinë, por përsëri vendosën të merrnin autobusin më lirë. Ishte një tragjedi e madhe për ne”,  tha Arifi.

Fëmijët që arritën të shpëtonin janë të moshës 14, 12, 9 dhe 7 vjeç.

“Babi, ku është mami?”, thanë ata, pasi panë babanë e tyre.

Ata planifikojnë t’i marrin fëmijët në Kosovë dhe pas disa ditësh pasi të varrosin nënën e tyre atje do të kthehen në Gjermani.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *