Përsëritja e zgjedhjeve në Bashkinë e Rrogozhinës, do të bëhet në datën 23 Korrik.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të KQZ, për shkak se ligji e parashikonte që zgjedhjet duhet të mbaheshin në harkun kohor të 4 javëve, nga vendimi i Kolegjit Zgjedhor.
Në zgjedhjet lokale të 14 majit, në bashkinë Rrogozhinë triumfoi socialisti Edison Memolla me 21 vota diferencë nga kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Shkëlqim Hoxha.
Sipas vendimit, përsëritja e zgjedhjeve duhet të bëhej brenda katër javëve. Për këtë bashki, koalicioni “Bashkë Fitojmë” pati një pretendim të tijin duke thënë që për fituesin e Rrogozhinës përcaktuese ka qenë qendra e votimit të burgut.
Për këtë arsye, sipas tyre, ishte diçka e parregullt, një votë e imponuar, dhe në përfundim u vendos ripërsëritja e zgjedhjeve.
Zgjedhje pritet të mbahen edhe në Kukës, pas shkarkimit të Safet Gjicit, pasi iu publikua video erotike, e filmuar në ambientet e zyrës së tij.