Vendosi GPS në 2 makina, shpallet në kërkim autori (Emri)

Policia e Pogradecit ka njoftuar se 28-vjeçari Sidni Syzo është shpallur në kërkim pasi akuzohet për veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”. Ai dyshohet se ka vendosur dy pajisje GPS në makinat e shtetasit Eris Çekani, në Pogradec.

Njoftimi i policisë:

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për vendosjen e 2 pajisjeve GPS, në automjetet e shtetasit E. Ç., që jepeshin me qira prej tij, ju bëjmë me dije se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec kanë vijuar hetimet, në bashkëpunim me Prokurorinë e Pogradecit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi S. S., 28 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *