Javën e kaluar, një burri indian u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas së tij. 25-vjeçarja shtëpiake u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në maj të vitit të kaluar. Familja e saj u bë e dyshimtë sepse Uthra ishte kafshuar nga një nepërkë vetëm disa javë më parë. Ajo po shërohej nga kafshimi i parë i gjarprit kur u sulmua nga kobra. Kështu Policia filloi hetimet.
Në prill të vitit të kaluar, 28-vjeçari Suraj Kumar pagoi 7,000 rupi për të blerë një kobër, një nga gjarpërinjtë më helmues në botë, shkruan BBC.
Suraj shpoi një vrimë në një enë plastike, e futi kobrën brenda dhe e çoi në shtëpi. Trembëdhjetë ditë më vonë, ai e futi enën në një qese dhe e çoi në shtëpinë e vjehrrit të tij, rreth 44 km larg, ku gruaja e tij Uthra po shërohej nga një kafshim misterioz i gjarprit.
Suraj dhe Uthra ishin takuar dy vite më pare. Babai i Suraj ishte një shofer dhe nëna e tij një shtëpiake. Uthra, e cila ishte tre vite më e vogël se Suraj dhe kishte vështirësi në të mësuar, vinte nga një familje shumë më e pasur – babai i saj ishte një tregtar dhe nëna e saj ishte një drejtoreshë shkolle në pension, raporton BBC.
Prokuroria kishte argumentuar se ishte “një nga rastet më të rralla” dhe kërkoi dënimin me vdekje për të akuzuarit. Gjykatësi u pajtua se ishte një rast i rrallë dhe i dha një dënim të dyfishtë të përjetshëm Sooraj dhe gjithashtu e urdhëroi atë të paguajë një gjobë prej 500,000 rupi (6,635 dollarë; 4,869 £).
/Burimi: BBC/ Përshtati: Priza.al/