Vendosja e maskës me detyrim në avion shkakton sherr mes pasagjeres dhe stjuardesës/ 50-vjeçarja rrezikon 20 vite burg  

Një grua nga Teksasi rrezikon të përballet me 20 vite burg pas sherrit me një stjuardesë për shkak të mbajtjes së maskës. Mediat e huaja shkruajnë se, Debby Dutton, 50-vjeçe dyshohet se ka sulmuar një stjuardesë gjatë një fluturimi të “United Airlines” nga Alaska në San Francisko më 29 qershor.

Gjatë fluturimit, një stjuardesë vuri re se burrit të 50-vjeçares Dutton, i cili ishte në gjumë i kishte rënë maska nga fytyra. Stjuardesa e zgjoi për t’i thënë që të vendoste përsëri maskën përpara se avioni të ulej, por Dutton nuk reagoi mirë pasi i preku burrin.

Texas Woman Charged With Assaulting Flight Attendant Over Mask Compliance on SFO-Bound Flight – CBS San Francisco

E irrituar 50-vjeçarja i ka bërtitur asaj se “nuk ke pse e prek burrin tim, pse e zgjon atë”. Më pas ajo e ka shtyrë dhe janë përplasur edhe fizikisht me njëra-tjetrën. Për pasojë stjuardesa u lëndua fizikisht.

Dutton është akuzuar për sulm, kërcënim ose frikësim të anëtarëve të ekuipazhit të fluturimit ose stjuardesat. Kjo akuzë mbart një dënim maksimal të mundshëm prej 20 vitesh pas hekurave dhe një gjobë.

Aktualisht ekziston një urdhër federal për përdorimin e maskave në të gjithë SHBA-të, i cili është i zbatueshëm për të gjitha linjat ajrore dhe aeroportet në mbarë vendin.

Texas woman could face jail over alleged assault on flight attendant

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *