Vendosja e tabelave të përkohshme/ Kurti: Reciprociteti i targës nuk cenon lëvizjen e lirë të serbëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot rreth vendimit të vendosjes së tabelave të përkohshme RKS për ata që hyjnë në Kosovë me tabela të tjera, sidomos për ata që hyjnë nga Serbia.

Nga data 15 shtator Republika e Kosovës ka ndërprerë dhënien e tabelave KS. Pesë ditë pas skadimit të afatit të paraparë për marrëveshjen e lëvizjes së lirë, MPB sot ndërmori veprimet e nevojshme për konfiskimin e të gjitha tabelave ilegale brenda territorit të Kosovës”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se pavarësisht se çfarë nacionaliteti janë poseduesit e automjeteve me tabela jovalide, ato po konfiskohen.

Në të gjitha pikat kufitare të Kosovës automjetet që mbajnë tabela të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Kosovës do të pajisen me tabela të përkohshme . Një marrëveshje teknike mes Kosovës dhe Serbisë u pat arritur 2011 për lëvizje të lirë, që nga ajo kohë Kosova ka zbatuar të gjitha detyrimet”, tha kryeministri Kurti.

Kryeministri shtoi se veprimet e ndërmarra sot nuk kanë për qëllim të cenojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve serbë apo të provokojnë ndonjë destabilizim.

Si kryeministër ju siguroj se veprimet e ndërmarra sot nga organet kompetente për zbatimin e kësaj nuk janë drejtuar kundër qytetarëve serb, nuk kanë për qëllim të cenojnë lëvizjen e lirë qytetarëve serb apo të provokojnë çfarë do destabilizimi. Pres nga të gjithë ta kuptojnë drejt se sot nuk po ndodh asgjë e jashtëligjshme, sot po fillon zbatimi i një marrëveshje me të cilën është pajtuar edhe Serbia”, tha Kurti.

Ai kërkoi nga qytetarët serb të vazhdojnë ritmin e përditshmërisë pa shqetësime e brenga se po ju cenohet ndonjë e drejtë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *