Vendosnin baste sportive nga celulari, arrestohen 2 persona në Tiranë

Edhe pse ligjërisht janë të mbyllura, bastet sportive vijojnë të jenë prezentë në treg. Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona dhe ka proceduar penalisht 4 të tjerë, pasi në lokalet e tyre, zhvilloheshe aktiviteti i jashtëligjshëm i basteve sportive.

Arrestimi dhe procedimi i këtyre shtetasve erdhi më kuadër të operacionit policor të koduar “Game over”, ku u sekuestruan 4 aparate celulare dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e palejuar.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë/Vijon puna për goditjen e paligjshmërisë, në fushën e lojërave të fatit.

Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Game over”.

Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë.

Sekuestrohen 4 aparate celulare dhe shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e palejuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e lojërave të fatit, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Game over”.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– S. Xh., 56 vjeç, banues në Tiranë, pronar i një lokali në rrugën “Muhamet Deliu”;

– F. S., 48 vjeç, banues Tiranë, pronar i një lokali në rrugën “Tre Dëshmorët”.

Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit Xh. A., 20 vjeç, dhe S. S., 17 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasit S. Xh., dhe F. S., kishin përshtatur lokalet e tyre, për organizimin e lotarive të palejuara, dhe gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, shtetasit S. Xh., F. S., Xh. A., dhe S. S.  u kapën në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet basteve sportive.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 aparate celulare dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e palejuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *