Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 të rinj në kuadër të operacionit “Fati i lojërave” pasi zhvillonin lojëra fati dhe baste sportive.
Në pranga përfunduan E. A. 34 vjeç, A. Xh., 28 vjeç dhe E. Xh., 28 vjeç, të cilët u kapën në një lokal në kryeqytet, ndërsa u sekuestruan celularët e tyre përmes të cilëve zhvilloheshin lojërat e fatit.
Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”.
Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, një rast i organizimit të lotarive të palejuara, në ambientet e një lokali.
Vihen në pranga 3 shtetas.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar dhe goditur raste të vënies së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare.
Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– E. A. 34 vjeç, A. Xh., 28 vjeç dhe E. Xh., 28 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara nga shërbimet e Policisë, këta shtetas u kapën në flagrancë, në një lokal, duke vënë baste sportive, me celularët e tyre, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.