Venecia do të bëhet si Dubai/ Thatësira, shkak i përdorimit të ujit të detit

Venecia lundron mbi ujë, por tashmë është rritur problem i furnizimit të familjeve me të.

Si zgjidhje është hedhur ideja për të shkripëzuar ujin e detit përmes impianteve të posaçme, çka pretendohet se do ti jepte një zgjidhje përfundimtare.

Projektin e ka pranuar presidenti i rajonit të Venetos Luca Zaia i cili e konsideron detin si një burim të madh.

Madje ai shton se janë 183 shtete që e kanë zgjedhur këtë mënyrë për furnizimin me ujë jo vetëm të banorëve

“E kanë aplikuar qytete si Dubai, ku ka kopshte, palma dhe gjithçka e mbështetur te shkripëzimi, shprehur Zaia për mediat italiane. Madje duke iu referuar lindjes së mesme ai shprehet se 47 për qind e ujit sigurohet prej këtyre impianteve por nuk mungojnë as rastet si Spanja kur në vitin 2021 numëroheshin 765 impiante.”

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *