Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu është pritur në një takim në Prishtinë nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale ministri Vengu thotë që kanë diskutuar për urat që lidhin dy vendet dhe për disa të tjera që duhet të shtojnë në rrugëtimin e përbashkët.
Më tej ai shkruan se “vendosëm theksin në forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes, stabilitetin rajonal dhe ndërveprimin e domosdoshëm me aleatët tanë për një konsolidim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”.
Ministri Vëngu thekson se investimet e përbashkëta në mjete dhe kapital njerëzor, janë një kontribut në sigurinë kolektive.