“Vepër e mafies”, Kryemadhi nxjerr prapaskenat e forta për maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”

Gjatë një takimi elektoral, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka shprehur opinionin e saj lidhur me shembjen tek materniteti “Mbretëresha Geraldinë”. Kryemadhi thotë se kjo nuk është gjë tjetër veçse vepër e mafies, pasi po shembet një godinë e cila ka histori dhe memorie emocionale. Kryetarja e LSI-së premtoi se pas 25 prillit, do të ngazhohen për rindërtimin e teatrit. Madje ajo kërcënoi se të gjithë përgjegjësit do të përballen me drejtësinë, për të kthyer çfarë kanë marrë.

“Shembja e maternitetit, vepër e mafias. Pastrim i parave të pista dhe të inceneratorëve. Rrënim i historisë, e memories emocionale. Ata që kanë ngritur kovën e varinskit apo eskavatorit, për ta rrënuar atë godinë, mund të kenë qenë nën efekte komplet të tjera, por kova do u bjerë mbi kokën e tyre.

Rilindja ka një urrejtje për shqiptarët. Pasi shkatërroi mjekët, pensionistët, tani po shkatërron dhe memorien. Materniteti, i ndërtuar nga një grup i jashtëzakonshëm mjekësh. Pas 25 prillit, angazhohemi për rindërtimin e teatrit. Angazhohemi që të gjithë përgjegjësit ti çojmë përpara drejtësisë, që të kthejnë një më një çfarë kanë marrë”, tha Kryemadhi.

Në fillim të muajit mars, kryeministri Rama lançoi projektin se si do të transformohet materniteti që ndodhet në bulevardin “Zogu i Parë”, një investim i qeverisë shqiptare, e ndërsa konfirmoi se janë ndërtuar nga themelet edhe 3 maternitete të tjera në vend.

Më herët, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ,njoftoi nisjen e punimeve për zgjerimin e maternitetit historik të Tiranës “Mbretëresha Geraldinë”.

Materniteti Geraldinë është objekt i klasifikuar si pjesë e Trashëgimisë Kulturore të vendit që prej vitit 2007, ndërtesë e rëndësishme historike, me vlera shpirtërore për shqiptarët.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *