Vepra arti në hapësira publike, Rama për nismën e qeverisë: Do stimulojë energji pozitive, konkursi do të shtrihet në…

Kryeministri, Edi Rama ka njoftuar këtë të enjte nismën më të re të Qeverisë Shqiptare, për realizimin e veprave të artit në hapësira publike.

Përmes një video-live, Rama tha se ky konkurs shtrihet jo vetëm në hapësirat publike por dhe në hapësirat publike të brendshme dhe të jashtme të institucioneve.

“Do të shikojmë edhe sugjerimet dhe do garantojmë qëndrueshmëri të programit. Programi ka edhe qëllimin, ndaj dhe shpresoj që të ketë edhe efektin e stimulimit. Unë kam shumë besim se me përfshirjen e artistëve që kanë talent dhe profesionalizëm, impakti do të jetë i rëndësishëm.  Do të stimulojë energji pozitive në territor.

Është lënë një kufi për 3 projekt ide. Koha nuk është e mjaftueshme, 45 ditë janë shumë pak, por për arsye të ristrukturimit të programit kërkoi pak kohë, këtë vit do të jemi pak më të nxituar dhe pastaj për vitin e ardhshëm konkursi do të hapet më shpejt. Nuk diskutohet që projekt-ide që janë jo shume të zhvilluara por interesante do ti japim kohë të zhvillohen më tutje. Më e rëndësishme është të mos e djegim këtë fond sepse është i konsiderueshëm”, tha ndër të tjera ai.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *