Pasi goditi prezantuesin Chris Rock në skenë në ndarjen e çmimeve Oscar fundjavën e kaluar , Will Smith njoftoi në një deklaratë të Premten se ai dha dorëheqjen nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit.
“Unë po jap dorëheqjen nga anëtarësimi në Akademinë e Arteve dhe Shkencave të Filmit dhe do të pranoj çdo pasojë të mëtejshme që Bordi i konsideron të përshtatshme,” tha Smith në një deklaratë të ndarë me CNN.
Deklarata e Smith përfundonte: “Ndryshimi kërkon kohë dhe unë jam i përkushtuar të bëj punën për të siguruar që kurrë më të mos lejoj që dhuna të kapërcejë arsyen”.
Pas episodit të turpshëm në Oscars të së dielës mbrëma, Akademia njoftoi të mërkurën se kishte “filluar procedura disiplinore” kundër Smith.
David Rubin, President i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit, tha në një deklaratë të premten se organizata ka marrë dhe ka pranuar “dorëheqjen e menjëhershme” të Smith. /Priza.al