Vera dhe thatësira rikthejnë tërmetet në vend/ Lezha lëkundet këtë mbrëmje nga një goditje me magnitudë…      

Jo vetëm Greqia por tani duket se edhe vendi ynë, Shqipëria ka ndjerë lëkundje tërmeti.

Një i tillë është regjistruar para pak minutash në qytetin e Lezhës, ku nga sa mësohet goditja e tërmetit ka qenë e magnitudës 4.2 ballë të shkallës Rihter.

Deri tani nuk raportohet për dëme në njerëz apo në materiale, por gjithsesi lëkundja është ndjerë jo pak në qytet dhe ka krijuar panik te banorët.

Kjo zonë ka edhe një popullim masiv gjatë këtyre muajve për shkak të zonave turistike balneare, që kanë një frekuentim të madh nga pushues vendas dhe të huaj.

Lajmi për lëkundjet sizmike është raportuar edhe në aplikacionet elektronike të tërmeteve në internet, duke dhënë si zonë reference qytetin e Lezhës.

Sipas të dhënave paraprake nga IGJEUM, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter, me epiqendër 3 km në veriperëndim të Lezhës.

Whatsapp Image 2021 07 27 At 22.05.45

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *