Këngëtarja me origjinë shqiptare përpos vokalit dhe karrierës së saj të suksesshme, jo pak herë tërheq vëmendjen në rrjet me linjat e saj të rrumbullakosura.
Së fundmi Bebe iu ka bërë me dije të gjithëve se vera tashmë ka ardhur. Një verë e nxehtë na pret, nëse do të bazohemi tek fotot “joshëse” të këngëtares.
Në fotot e bëra publike duket Rexha me stilin e saj të veçantë. Autorja e “Say my name” mban veshur një fund të shkurtër gold me një prerje jo të zakonshme, dhe një bluzë në nuancat e rozës. Lukun e ka kombinuar me një çantë të vogël dhe sandale me rripa.
“Vera është këtu,”- shkruan Bebe krahas fotove duke e shoqëruar me një ikonë me flakë.
View this post on Instagram