Java e tretë e shtatorit pritet të mbizotërohet nga moti me diell. Meteorologia Lajda Porja nga MeteoAlb tha se pritet që gjithë vendi të jetë në mbizotërimin e temperaturave të larta dhe motit me diell.
Sipas saj dita më e nxehtë e javës do të jetë e marta ku temperatura maksimale do të jetë 33 gradë ose në disa zona edhe më shumë se kaq.
“Kushte të qëndrueshme moti. E gjithë java do të jetë me mot të kthjellët në zonat malore do të shfaqen gjatë mesditës, ndërsa pjesa e dytë e ditës do të ketë vranësira të herë pas hershme, megjithatë nuk do të ketë reshje. Sa i përket temperaturave ato vijnë të jenë të lartë nga 12-13 gradë në zonat juglindore, ndërkohë që maksimalja sot do të jetë 31 ose 32 gradë. E marta do të jetë dhe dita më e nxehtë e kësaj jave. Era s’do të ketë shumë shpejtësi duke e bërë që dhe deti të jetë më i qetë”, tha ajo për ABC.
Ndërkohë Porja ka bërë me dije se dhe në rajon do të jenë masa ajrore të qëndrueshme. Kosova do të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët me vranësira të lehta, me temperatura deri në 28 gradë celsius.
Në Maqedoninë e Veriut përveç diellit do të kemi dhe vranësira e pak shi në zona të izoluara temperaturat do të shkojnë deri në 30 gradë.
/Priza.al/