Një bashkëpunim për herë të parë mes Elvana Gjatës dhe Ylli Limanit u përfol nga kohë. Zërat u shtuan kur Elvana postoi me mbishkrimin ‘Hey’, ndërsa Ylli i komentoi ‘E di’.
“E di“, i komentoi Ylli, ndërsa Elvana ia ktheu: “Marre po të them!“. Më pas Ylli vazhdoi më tej, duke komentuar sërish: “Unë jam ka t’thom që e di!“.
Më pas dy këngëtarët postuan të njëjtin Story në Instagram pothuajse në të njëjtën kohë.
“Të shtunën… X2“, shkruajnë ata shoqëruar me emojin e një ore.
Kjo do të thotë që bashkëpunimi mund të publikohet të shtunën, por detaje të tjera akoma s’janë zbuluar.
Sa i përket Elvanës duket që vera do të jetë e zhurmshme për të pasi ka paralajmëruar bashkëpunime me 2 emra ndërkombëtar. Artistja ka premtuar një projekt me këngëtaren ndërkombëtare Inna dhe muzikantin e njohur Sickotoy. Projekti titullohet “Papa dhe jemi në pritje të detajeve të reja.
/Priza.al/