Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me reformën në ujësjellës-kanalizime.
Meta i ka bërë thirrje qytetarëve që të verifikojnë faturat dhe të ruajnë sahatet, pasi rrezikojnë të mbifaturohen.
Sipas tij situata në lidhje me ccmimet nuk lidhet me luftën në Ukrainë, por e gjitha lidhet me keqmenaxhimin nga ana e qeverisë.
“Ne e dimë që Furnizuesi i Shërbimit Universal ka 920 mijë fatura, nga të cilat 800 mijë janë qytetarët. Prodhimi i KESH, edhe në vitin më të thatë, është i mjaftueshëm për të përballuar të gjithë konsumin në vend. Dihet që kosto e prodhimit nga uji është mjaft lirë, 1.5 lekë. Ndërkohë që kosto e shitjes nga FSHU është 42 lekë plus TVSH. E gjithë kjo situatë që paraqitet si situatë për efekt të luftës në Ukrainë në fakt është si rezultat i dështimit të plotë të çdo lloj reforme në vend, në sektorin e energjisë dhe ujësjellës kanalizime. U bëjmë thirrje qytetarëve që të verifikojnë faturimet dhe të ruajnë sahatet e tyre nga ndërhyrjet e patronazhistëve dhe jo vetëm për t’i mbifaturuar.