Një deklaratë e Zhaklin Lekatarit në rrjetet sociale është bërë shumë virale së fundmi në rrjet dhe është kundërshtuar nga disa personazhe të njohur të ekranit.
Lekatari shkruante në një postim se ‘është e sigurt në Serbi se nuk ka shqipe’.
Lidhur me këtë deklaratë të opinionistes së BBV2, ka reaguar këngëtarja Nita Latifi dhe më pas edhe moderatorja Fjoralba Ponari.
Së fundmi një koment e ka edhe këngëtarja e njohur, Vesa Luma, e cila ka ripostuar në “Instagram” foton e Zhaklinës nga Serbia, duke shkruar me ironi:
“Aty rri Zhaku dhe mos harro, merre me veten Cecen e sille në Himarë”.
Vesa ka publikuar gjithashtu edhe një foto me bashkëshortin e saj, reperin Big Basta ku shihen të përqafuar. Në mbishkrim ajo shkruan:
“Ja edhe një përshëndetje për Zhakun e Zhaklinat e tjera (që shyqyr janë shumë pak) që vdesin për provokime të blera nga “skenarët” e njerëzve pa ide, kulturë e identitet. Çohu Big Basta t’i bëjmë edhe nja 7 a 8 Liana të vegjël”.