Virusi i Covid 19 ka shtuar shqetësime si marramendje, humbjet e ekuilibrit zhurmë në vesh të shumë pacientë edhe pse mund te ketë kaluar kohë që nga sëmundja e shkaktuar nga Covid.
Mjekët thonë se ky virus përveç problemeve kardiovaskulare, atyre të veshkave, ka shkaktuar pasoja edhe në aparatin e dëgjimit. Por nuk mungojnë edhe rastet të cilët ankohen se nuk dëgjojnë mirë në njërin apo nga të dy veshët, shqetësim te cilin nuk e kanë hasur më parë. Por problemet e veshit të brendshëm apo veshit të mesit siç njihet ndryshe mund të kenë shkak edhe pozicione e ndryshme te punës si qëndrimi me ore të zgjatura para kompjuterit.
Simptoma të tilla si marramendje, trullosje apo humbje ekuilibri shkaktohen edhe nga sëmundje të tjera por më parë se të nisni mjekimin konsultohuni me një mjek otorinolaringologe për të përjashtuar nëse jeni prekur nga probleme të veshit të brendshëm./tch