“Veshje për klub e jo për në tapetin e kuq”, këto yje dështuan me paraqitjen në ‘Oscars’ (FOTO)

Edicioni i 93-të i ceremonisë së shpërblimeve ‘Oscars’, u zhvillua me pjesëmarrje të kufizuar këtë vit për shkak të pandemisë së koronavirusit. Edhe këtë vit nuk munguan të famshmit të cilët dështuan me veshjet që kishin zgjedhur të shfaqeshin në tapetin e kuq.

E nominuara për “Aktorja më e mirë”, Andra Day u rendit në krye të listës së veshjeve më të këqija në “Oscar” 2021, falë veshjes së saj prej ari e cila dukej më e përshtatshme për një klub sesa për një tapet të kuq, shkruan “Daily Mail”.

Në listën e të veshurve më keq renditeshin edhe fituesja e Oscar Laura Dern, producentja Kori Rae dhe legjenda e Hollywood-it Glenn Close. Në këtë ceremoni u shpall për herë të parë fituese e çmimit “Regjisorja më e mirë” një grua me ngjyrë. Chloe Zhao fitoi çmimin për “Nomadland” duke bërë histori.

Oscars 2021 Red Carpet: The Best and Worst Dressed, Who's Your Bet? [Photos  Live Updated] : Celebrities : Enstars

Best Looks from Oscars 2021 Red Carpet - Sada El balad

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *