Vesho mallisti në overdozë, ‘arreston’ Veliajn e 18 të tjerë, lajmin e rremë e marrin të tjerët, ankohet se po e kopjon Top Channel dhe vajton Niko Peleshin që i dha peshk te Pireu, bën gati Xhovon për burg

Ish zyrtari i PD Vesho mallisti duket se dje e ka thithur fort dhe mbi dozën e zakonshme.

Si shkak besohet rreziku në rritje për të shkuar në burg bashkë me administratorin Xhovon për pastrim parash, fshehje të ardhurash, evazion fiskal, falsifikimi, shantazh, gjobëvënie etj. Edhe pse është betuar se nuk do t’a lërë vetëm Xhovon në qeli, në fakt po punon për t’ia lënë burgun atij, ashtu si Meta Monikës, dhe vetë të mbrohet me azilin në Gjermani.

Simptomat e konsumimit të kokainës dhe mbidozës janë të njohura. Por, pasojat mund të jenë sa të paparashikueshme aq edhe groteske kur reflektohen në portale, duke i kthyer në përrenj psikikë, llumi dhe genjeshtrash.

Kontaminimi merr përmasa të tjera kur pusetën mediatike të përroi psikik të Veshos e ndjekin edhe portale të tjera, duke hapërdarë një llumnajë fake news.

Pas disa muajsh ndotje mediatike, mbrëmë, Vesho mallisti, pasi thithi fort një vizë të gjatë, vendosi të ‘arrestonte’ kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn dhe 18 persona të tjerë, për inceneratorin e Tiranës.

Pasi i ‘firmosi’, masat e sigurisë që nga bllokimi i pasaportave, detyrim paraqitje, arrest shtëpie dhe deri arrest me burg, Vesho i shpalli në teneqen e tij mediatike CNA.

Fake news u përhap këtë herë edhe në disa portale serioze dhe që kanë respekt për publikun dhe të vërtetën.

Kjo detyroi edhe SPAK-un, i cili si rrallëherë, bëri përgenjeshtrim.

Më lejoni t’Ju infomoj lidhur me lajmet e publikuara dje në disa nga mediat:
SPAK po vijon një sërë hetimesh për të luftuar korrupsionin dhe mbrojtjen e publikut. Nuk ka pasur asnjë operacion brenda natës dhe ju kërkojmë me mirësjellje të shmangin spekulimet që mund të dëmtojnë punën tonë.
Në momentin që do të kemi njoftime për të ndarë me median padyshim do të viheni në dijeni
“.

Erion Veliaj është kthyer në psikozë për Vesho mallistin pasi Veliaj refuzoi kërkesën e tij për t’i dhënë leje ndërtimit biznesmentit mashtrues Ben Reli (bankomat i Veshos) te Kopshti Zoologiik, vëllai i Veliaj nuk po e financon më Veshon me kompanine Gogel, si dhe Veliaj rrahu me 60 mijë vota vitin e kaluar Belin Këlliçin allias Belo Ezmeri, i cili ka kontraktuar si kronikan të tij pikërisht Vesho mallistin.

Po gjatë ditës së djeshme nga ‘laboratori i kokainës’ së Vesho mallistit ka dalë një tjetër perlë. Vesho akuzonte Top Channel se i vidhte idetë.

Jo vetëm kaq. Ditën e djeshme, Vesho ka vajtuar një lajm rreth ministrit Niko Peleshit, të cilit u deshën 13 vite për të kryer arsimin e lartë. Për këtë raportim Vesho bën përgjegjës Erion Veliajn, i cili nuk pranon t’i japë leje për pallate Ben Relit te Koopshti Zoologjik, pasi nuk e lejon ligji.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *