Elvi Fundo allias Vesho mallisti, ish zyrtar i PD-së në Ministrinë e Financave dhe ish anëtar bordesh shtetërore, ka vënë sot kujën për veprimin e shtetit ligjor ndaj resortit pa leje Montrelux të ‘bankomatit’ të tij Arben Reli, në Moravë të Korçës.
Ashtu siç ndërhyri për të shpëtuar Ardian Konin nga shkakrimi si kryeadministrator i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara si dhe për të mbrojtur Arben Ahmetajn nga goditja e SPAK për inceneratorët, Vesho kishte dalë garant se do të legalizonte resortin pa leje dhe krimin mjedisor të Ben Relit, si dhe do t’a mbronte nga shembja.
Javët e fundit Vesho kishte intensifikuar telefonatat psikike nga Gjermania dhe trokitjen nëpër zyra shteti kur vjen në Tiranë për të mbledhur gjobat, me qëllim legalizimin e resortit, në këmbim të interesave korruptive.
Vesho ka tentuar gjithashtu të pengojë në mënyrë të paligjshme IKMT-në lokale të Korçës, që të mos vepronte ndaj objektit që Ben Reli kishte ndërtuar pa leje. (Ndërtimi pa leje është i faktuar me akte, dosje prokurorie dhe vendime gjykatash).
Ftojmë hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit të ndalojnë Vesho mallistin në Rinas kur të largohet për në Gjermani me torbën e gjobave, t’i sekustrojnë telefonat e mbushur plot me gjurmë krimesh, pazaresh dhe aferash korruptive, si dhe të zbarkojnë për kontroll në katin e parë të pallatit të Ben Relit pranë Kopshtit Botanik, kthyer në zyra për televizionin e Elvi Fundos allias Vesho mallisti.
(Administratori i CNA Xhovani Shyti duke shqyer në zyrë zarfet që ka mbledhur pronari Vesho mallisti)
Në kushtet kur zyrtarët e shtetit nuk janë përulur dhe kanë nisur shembjen e pjesëve pa leje të resortit, ndërtuar me para të dyshimta dhe duke dëmtuar mjedisin në një zonë turistike, Ben Reli po tenton të shantazhojë dhe presionojë zyrtarët e IKMT me tenqen mediatike të Vesho mallistit.
Vesho e pyet Alketa Petron se sa është paguar për të zbatuar ligjin, duke shembur resortin pa leje të Ben Relit, rasti i të cilit është i ngjashëm me resortin e Irfan Hysenbelliut.
Po Vesho sa është paguar nga Arben Reli për t’ia bërë këtë pyetje zonjës Alketa Petro?
Faktet tregojnë se për t’a përdorur si llastik kundër veprimit të ligjit, Ben Reli ka paguar Vesho mallistin përmes komapnisë së resortit Montrelux si dhe i ka dhënë për zyra të televizionit katin e parë të pallatit te Kopshti Botanik.
Biznesmeni i skeduar dhe i dënuar për mashtrim me pasoja të rënda, ndërtim pa leje dhe falsifikime, Arben Reli, zotëron 100 % të aksioneve të kompanisë MONTRELUX, me nipt (M03708001S), me adresë Korçë, Drenovë, Moravë, Qendra Turistike ”Mali Moravës”, nr.1.
Referuar transaksioneve bankare, në bazë të faturës së lëshuar në datë 28 prill 2023, Ben Reli, me anë të komapnisë së tij Montrelux, i ka kaluar Elvi Fundos 9.4 milionë lekë të vjetra ose rreth 9 mijë euro, përmes komapnisë City News Albania.
Në këmbim, Vesho përdor pusetën e tij mediatike për të shantazuar funksionarët publikë, për të mbrojtur veprimtarinë kriminale të Ben Relit.
Jo vetëm kaq. Por, Vesho mallisti i ka kërkuar kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj leje ndërtimi për Ben Relin te Kopshti Zoologjik, për të ndërtuar pallate.
“Secili prej analistëve, ka kërkuar diçka në Bashkinë e Tiranës. E di ai çfarë ka kërkuar Ben Reli për atë portalin që nuk jepet leje në kopshtin zoologjik”, tha Veliaj.
Pasi Veliaj nuk e ka pranuar kërkesën e Elvi Fundos, ky i fundit nisi t’i nxirrte familjarët Veliajt në teneqen e tij mediatike CNA.
Mes të tjerave, Vesho akuzon për korrupsion edhe vëllain e Veliajt me kompaninë Gogel, kompani e cila për vite me radhë ka financuar pikërisht portalin e Vesho mallistit.
Faktet dhe rrethanat tregojnë për veprimtarinë e një grupi kriminal, me aktivitet; ndërtime pa leje me qëllim fitimi, pastrim parash, shantazh, ndikim të paligjshëm, krime mjedisore, mashtrim me pasoja të rënda etj.
Skeda kriminale e Ben Relit
Referuar një sage dosjesh në polici, prokurori dhe gjykata, Arben Reli është një personazh me aktivitet të theksuar dhe të larmishëm kriminal, kryesisht në fushën e falsifikimit të dokumenteve, pastrimit të parave, ndërtimeve pa leje, zhvatje, mashtrim me pasoja të rënda, krime mjedisore etj.
Arben Reli është kreu i një bande kriminale, e cila vepron nga Korça në Tiranë, ndërsa paratë e përfituara nga veprimtaria kriminale investohen në ndërtim.
Në 10 mars 2021, Gjykata e Tiranës ka dënuar me 9 muaj burg Arben Relin për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve në lidhje me legalizimin korruptiv të disa objeteve në Tiranë.
“Nga verifikimi i të gjithë procedurës administrative të ndjekur për kryerjen e legalizimit të disa objekteve të vetëdeklaruara nga shtetasit Esli dhe Anri Reli (dy djemtë) ka rezultuar se nga auditimi i zhvilluar mbi praktikën e ndjekur janë verifikuar një tërësi shkeljesh të rënda ligjore”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Tiranës.
Në shkurt të vitit 2016, Arben Reli u arrestua nga policia pasi konstatoi se në kompleksin e vilave të ndërtuar prej tij, po vijonin punimet, pavarësisht se nga komuna e Farkës i ishte pezulluar e drejta për të vazhduar punën.
“Me datë 19.02.2016, u arrestua shtetasi: – Arben Reli, 51 vjeç, banues në Tiranë. Në zonën e Farkës, tek lagja e Çollakve, shtetasi Arben Reli, administrator i firmës “Hydrosistem”, u konstatua se në kompleksin e vilave të ndërtuar prej tij, po bëheshin punime, ndërkohë që me datë 16.07.2015 nga komuna e Farkës i është pezulluar e drejta për të vazhduar punime në kompleksin e vilave dhe akoma nuk ka marrë një aprovim për rifillim të punimeve”, thuhej në njoftim.
Në vitin 2019, u arrestua Afrim Ismailit, ish-drejtor i ALUIZNI Tirana-Rurale, i cili kishte legalizuar në mënyrë të paligjshme tre vila të pa ndërtuara në zonën e Farkës nga Arben Reli.
I ashtuquajturi biznesmen Arben Reli ka ndërtuar edhe një lokal pa leje në zonën e ish-bllokut, duke e legalizuar para se t’a ndërtonte.
Në vitin 2020, Arben Reli u shpall në kërkim nga Prokuroria e Korçës për ndërtim pa leje, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.
Sipas dosjes, Arben Reli kishte nisur nga viti 2017 duke ndërtuar pa leje dhe në tokën e dikujt tjetër resortin “Montrelux”, në Moravë, një nga zonat më të bukura të Shqipërisë.
Krimi është i shumëfishtë, pasi krahas ndërtimit pa leje, janë rrafshuar pyje, janë hapur rrugë dhe krijuar sheshe për pakingje në një zonë turistike.
Kryeprokurorja e Korçës, Dhorina Theodhori mori të padehur Arben Relin për ndërtim të paligjshëm dhe prerje pyjesh.
Në mars të vitit 2022, Prokuroria e Korçës referoi në gjykatë një dosje për resortin “Montrelux”, ndërtuar nga Morava Resort e Arben Relit.
“Kështu, pasi u shkua tek kompleksi ‘Morava’ apo ‘Montrelux’ është dokumentuar këqyrja e vendit objekt hetimi. Nga këqyrja rezulton se në të ka pasur punime të freskëta ndërtimore, shtesa, magazinë vendosje impiant gazi, prerje të pishave dhe sipër tyre hedhje betoni”, thuhet në dosjen 664 për Arben Relin.
Më tej, organi i prokurorisë shkruan se u konstatua edhe hapje rrugësh si edhe mur në distancë të konsiderueshme. “Në këtë vend janë konstatuar edhe skela metalike, të cilat janë vendosur për të punuar, skara hekuri etj”, shkruan Prokuroria e Korçës.
Arben Reli ka disa procedime penale të hapura në Prokurorinë e Tiranës dhe të Korçës. Ndonjë dosje e mbyll me lekë. Ndonjë tjetër e zvarrit. Në ndonjë rast pranon gjykim të shkurtuar, për të ulur dëninim.
Arben Reli ka edhe disa kallëzime penale në SPAK.
Fakti që ndërton pa leje vila, lokale dhe resorte nga Korça në Tiranë ngre dyshime të forta për pastrim parash në ndërtim.
I ashtuquajturi biznesmen kontrollon një kartel kompanish me aktivitet të dyshimtë, duke përfshirë; HydroSystem, Morava Resort, RELI-KONSTRUKSION, EURO-ESLI-2006, ANRESL-KONSTRUKSION si dhe biznese të tjera si rrobaqepsi, tregtim veprash arti, kopshte dhe çerdhe, lokle etj.
Me paratë e pista, Arben Reli mban një bandë në sistetimin e drejtësisë dhe jashtë saj, me qëllim për t’i shpëtuar veprimit ligjor.
Pjesë e bandës së Relit janë Theodhori Sollaku, ish-kryeprokuror, gjyqtari Bedri Qori, i përjashtuar për 15 vite nga drejtësia si i korruptuar, gjyqtari Ervin Metalla, i shkarkuar nga Vetingu si i korruptuar dhe ish-prokurorja Antoneta Sevdari, e shkarkuar nga Vetingu.