Vështirësitë e regjistrimit online/ Aplikimi për vitin e parë gjimnaz i pamundur për nxënësit që nuk kanë marrë dëftesat

Nxënësit të cilët duhet të regjistrohen në klasën e dhjetë, mund të aplikojnë online përmes e-albania nga data 1 korrik deri më 15 korrik.

Por ata ende nuk kanë marr dëftesat e lirimit të cilat duhet t’i skanojnë nga origjinali e të plotësojnë formularin e regjistrimit që zhvillohet për herë të parë elektronikisht. “Jam në portalin e-albania kam mbaruar klasën e 9 por nuk aplikoj dot për gjimnaz sepse nuk kam marr ende dëftesën e jam pak i stresuar”.

Për ekspertët e arsimit kjo procedurë nuk është gjithëpërfshirëse si dhe ka kosto. Studiuesja Valbona Nathanaili shprehet se: “Ne nuk jemi shoqëri teknologjike. Në shtëpinë e çdo shqiptari nuk ka kompjuter jo më skaner.”

Teksa familjet nuk kanë mundësi zgjedhje për shkollën ku duan të mësojnë fëmijët e tyre, pasi sistemi ua cakton automatikisht bazuar te shkolla 9 vjeçare ku fëmija ka përfunduar arsimimin, ekspertët theksojnë se kjo i drejton prindërit te shkollat private.

“Për analogji kur maturantët më të mirë kanë të drejtë të zgjedhin shkollat më të mira pse mos ti zgjedhin e nxënësit e klasave të 9? Pasi vetë ministria e arsimit bën një vlerësim e rankim të shkollave”. Në këtë situatë  Nathanaili ka këtë propozim: Të mbahen të dyja mënyrat e regjistrimit, edhe fizik edhe online.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *