Paris Saint Germain është futur në garë për Wesley Fofana. Parizienët i janë bashkuar Chelsea-t në konkurrencën për mbrojtësin francez që ka ndezur interesimin e skuadrave më të mëdha në merkaton e verës. Bluve të Londrës i janë refuzuar dy oferta me vlerë 70 milionë paund nga Leicester për mbrojtësin ndërkohë që ata vazhdojnë insistimin për përforcimin e defensivës.
Deri në këto momente, Chelsea ka humbur garën për disa lojtarë duke përfshirë Raphina-n dhe Jules Kounde që zgjodhën Barcelonën.
Për momentin, përforcimi i mbrojtjes është një prioritet për Blutë e Londrës pas largimeve të rëndësishme si Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen. Në të njëjtën kohë, Chelsea ka afruar edhe Kalidou Koulibaly dhe Marc Cucurellën por Tuchel kërkon me ngulm edhe një përforcim në qendër mbrojtje.
Pas refuzimit të ofertave 70 milionë paunde, raportohet se Leicester do ta mirëpriste një ofertë mbi vlerën 80 milionë paund, njëlloj siç vepruan me Harry Maguire gjatë transferimit te United në 2019.
Ndërkohë që në rast të një kalimi të PSG, Fofana do të konkurronte me Presnel Kimpembe, Marquinhos dhe Sergio Ramos për një vend në formacionin titullar.