Pas ekzekutimit në mes të ditës në Elbasan, burime ekskluzive për “Priza.al” bëjnë me dije se është dorëzuar autori. Personi në fjalë quhet Arbër Papleka, ish-efektiv i RENEA-s.
Arbër Papleka është autori i dyshuar i vrasjes së Pjerin Xhuvanit.
Aktualisht flitet për katër persona të plagosur, ku një prej tyre është i afërm i viktimës. Të gjithe përsonat e plagosur, janë transportuar në Tiranë për një ndihmë më të specializuar mjekësore.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, dhe kanë nisur nga puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Emri i Xhuvanit u përmend më 14 mars, mes personave të akuzuar nga Partia Demokratike se ishte pjesë e grupit që po shoqëronte kryeministrin Edi Rama në Elbasan. Ai u përplas trup me trupë me mbështetësit e PD-së.