Janë vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës të gjithë personat e përfshirë në vrasjen e Mehmet Qemës, e cila ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e 5 Majit në Tiranë. Në polici u dorëzua fillimisht Marjus Dema, i cili dyshohet se ka shkrepur armën, dhe pas tij janë vetëdorëzuar dhe Erlind Peka, Bralid Aga, Blerim Hoti, Frenkli Myftari e Xhuljano Koçi, mbi të cilët rëndon akuza e moskallëzimit të krimit.
Këta persona kanë qenë prezent në momentin kur Qema është qëlluar me armë zjarri nga miku i tij, dhe pas dërgimit të viktimës në spital, ata janë larguar. Plaga e marë nga arma e zjarrit ka rezultuar fatale për 27-vjeçarin. Mësohet se në kohën kur Dema dhe të rinjtë e tjerë ishin në arrati është tentuar dhe vetëvrasje nga autori i krimit. Kanë qenë shokët e 28-vjeçarit, ata që ia kanë marrë armën nga dora dhe kanë bërë të mundur që të mos ndodhte një tjetër tragjedi.