Kongresmeni republikan, George Santos është vetëdorëzuar tek autoritetet në gjykatën federale në Lond Island. Mediat e huaja raportojnë se ai akuzohet për shtatë akuza, 3 për pastrim parash, 1 akuzë për vjedhje të fondeve publike dhe 2 akuza për dhënie të deklaratave të rreme në Dhomën e Përfaqësuesve.
Komisioni i Etikës në Dhomën e Përfaqësuesve filloi në muajin mars një hetim ndaj ligjvënësit republikan nga Nju Jorku, George Santos, lidhur me pretendimet se ishte përfshirë në aktivitete të paligjshme gjatë fushatës së tij në vitin 2022.
Santos fitoi garën për një vend në Kongres në nëntor me një diferencë prej 7.5% ndaj kandidatit demokrat Robert Zimmerman. Por fitorja e tij u venit shpejt nga njoftimet në media që tregonin se personi që ai prezantoi para votuesve ishte kryesisht i sajuar.