Skerdian Gabrani, një nga personat e dyshuar për vrasjen e Tauland Gjikaj, është vetëdorëzuar në drejtorinë e policisë së Vlorës.
I shoqëruar nga avokati i tij, Gabrani i cili ka qëndruar i fshehur në qytetin e Vlorës, ka treguar se çfarë ka ndodhur atë ditë, dhe në disa momente shfaqet i tronditur dhe me lot në sy.
Kujtojmë se me datë 3 Mars, 31-vjeçari Tauland Gjikaj është vrarë nga një breshëri plumbash në rrugën “Transballkanike”, në Vlorë. Pamjet filmike kanë kapur momentin e ekzekutimit, ku shihen dy persona të rinj në moshë, të pamaskuar. Njëri i drejtohet Gjikajt përballë, ndërsa pas tij qëndron një tjetër që ka zbrazur armën.
Hans Jonuzaj ka qenë personi i parë i cili u arrestua në momentin që po tentonte të largohej me makinën e tij tip “Ford”, brenda së cilës u gjet edhe një armë zjarri kallashnikov.
Viktima ishte person me precedent penal i përfshirë në disa ngjarje kriminale. Ai përdorte disa identitete, njihej edhe si Taulant Beqiraj dhe Taulant Manaj. 31-vjeçari Tauland Gjikaj ishte djali i një ish-punonjësi policie.
Viktima dhe personat që i bënë atentat njiheshin më parë. Çdo gjë ka nisur nga borxhet që 31-vjeçari kishte marrë. Madje ai kishte biseduar me autorët pak orë para vrasjes. Tabulatet telefonike faktojnë bisedat e zhvilluara një ditë mbas vrasje mes viktimës dhe autorëve, të cilat kanë qenë të ashpra, me debate dhe ofendime. Ata kanë qenë miq dhe shokë me njëri-tjetrin, kanë qenë të njohur, ndaj dhe Taulandi ka ndaluar, në momentin që ata i kanë dalë para në rrugë.
[Burimi “Top Channel”/ Përshtati Priza.al]