Vetëm 240 sekonda në fushë, Ten Hag i tregon derën CR7, ylli portugez jashtë projektit të Man.United

Në shtëpinë e Man.United më në fund kishin një arsye për të festuar, fitorja përballë Liverpool ishte jetike në shumë aspekte, por jo të gjithë janë të lumtur.

Ajo që bëri përshtypje në përballjen me të kuqtë ishte lënia në stol e Meguire dhe C.Ronaldo-s, një zgjedhje e guximshme e Ten Hag pasi bëhej fjalë për kapitenin dhe për një lojtar si CR7.

Tekniku holandez i rezervoi Ronaldo-s vetëm 240 sekonda, një detaj që vërteton edhe një herë se sulmuesi portugez nuk bën pjesë në planet e tij.

Ronaldo, por tashmë edhe drejtuesit e klubit apo trajneri Ten Hag, shpresojnë shumë që portugezi të largohet brenda datës 31 gusht, periudhë kjo kur përfundon merkato e transferimeve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *