Vetëm 800! Vëllai i ‘Mbretit të Financave’, Lemi, mori votat e fëmijëve të Kasharit… por jo të punonjësve të ‘Fondit Besa’    

Ai u zotua se do të ishte një “makineri elektorale” dhe një “hambar” votash në periferitë e Kryeqytetit, duke bërë edhe kryetaren e LSI-së, Kryemadhi, të besonte se Lemi ishte vërtetë i dërguari i Profetit.

Por Lemi, që duket i vari shpresat tek fëmijët dhe disa të rinj të Kasharit, dhe duke menduar se dorën tjetër do t’ja jepte inati dhe mllefi i qytetarëve të periferive kundër qeverisë “Rama”, por edhe puna bindëse e “Fondacionit Besa” me qytetarët e “dorës së dytë”, në fakt pësoi një zhgënjim dhe ishte një dështim.

Natyrisht Lemi sot pretendon si e gjithë forca që ai përfaqësonte se është bërë nami me të vjedhur, ndaj edhe atij i kanë bërë “gropën” duke i grabitur gjithë ato mijëra vota që ka marrë.

Por duket se shifrat në kuti flasin komplet ndryshe. Vetëm 800 kokrra votash kanë shkuar me bamirësi për Lemi Muçajn, kandidatin e LSI-së që mbante numrin 23 në listën për Tiranën, që pretendonte se si Profetin Muhamet ashtu dhe Budën i kishte nga pas.

 

 

Këto nuk i themi ne, por vetë Lemi, i cili në statuset e tij që shpërndante në rrjetet sociale gjatë fushatës elektorale, pretendonte se kishte një “numër me fat” pra numrin 23 në listën e LSI, si dhe ishte një njeri që “kishte shenja dhe mbështetje nga Buda dhe Profeti Muhamed”.

Ja një prej postimeve të Lemi Muçajt në profilin e tij në Facebook:

“Nr 23 është nr. Fati Sipas Fesë Islame Muhamedit i ka zbritur Kurani gjatë 23 viteve. Në Kinën e lashtë nr. 23 tregonte mashkullin ideal. Gjaku bën qarkullim të plotë tek njeriu për 23 sek. Çdo prind i jep fëmijës nga 23 kromozome, dhe është kromozomi i 23-të ai që përcakton gjininë”,- shkruan kandidati Lemi.

May be an image of 1 person and sky

Dhe duke u përpjekur të kërkonte vota në periferitë e Tiranës, si dhe duke pretenduar se “është i dërguari i Zotit”, në fakt, kandidati Lemi Muçaj, që nuk mundi të hyjë në Parlament, nuk mori as votat e punonjësve të fondacionit të vëllait të tij të madh, Bajramit, të vetëquajtur “Mbreti i Fionancave”.

Ky i fundit është pronari dhe aksioneri më i madh i “Fondit Besa”, për të cilin nuk ka nevojë që të bëjmë prezantim sepse shqiptarët e njohin mirë. Por ajo që duket pak sa e çuditshme është se Bajrami mban në punë vetëm në zyrat e fondacionit në Tiranë, rreth 500 punonjës.

Dhe këta nuk i mban vetëm me paga, pasi shumë prej tyre kanë arritur të bëjnë jo pak para nga allishverishet e “Fondit Besa” me klientët shqiptarë.

E pra as këta miliarderë dhe milionerë të rinj të bërë pasanikë me paratë e “Fondit Besa” e duke u shkatërruar jetën qindra familjeve shqiptare, nuk e ndihmuan për të vëllanë, por e lanë në baltë pronarin e tyre, Bajramin.

Bajram Muça mashtron stafin se e mbylli 'Priza.al', por skandali i 'Fondit Besa' vjen me fakte të reja – Priza.al

Me një logjikë të thjeshtë elektorale, vetëm nga punonjësit e “Fondit Besa” dhe nga familjarët e tyre, Lemi sot duhet të kishte të paktën 1500 vota, pa llogaritur ato të fëmijëve të Kasharit.

Por as punonjësit e “Fondit Besa” nuk kanë zgjedhur të besojnë as Bajramin që i ka bërë me para e prona, dhe as Lemin, edhe pse ky konsiderohej si njeri me fat.

Por pa dashur ta paragjykojmë Lemin, ndoshta ky e ka fatin diku gjetkë, mbase jo në politikë, nisur edhe nga shembulli i të vëllait të tij të madh, që me gjithë ato që ka bërë në tërë këto vite, as edhe një “gjemb” nuk i ka hyrë në këmbë.

May be an image of 1 person and text

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *