Vetëm në pak minuta! Dy vdekje aksidentale në Tiranë, i riu bie nga lartësia

Dy vdekje aksidentale kanë ndodhur në një hark kohor mjaft të shkurtër ditën e sotme në Tiranë. Policia ka bërë me dije se ka ndërruar jetë një 28-vjeçar me iniciale A.M, pasi ka rënë nga lartësia e hotelit ku po qëndronte

Gjithashtu një grua 81-vjeçare është rrëzuar nga shkallët e pallatit ku banonte në zonën “Ali Demi” dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacione paraprake

Në rrugën “Ali Demi”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga shkallët të pallatit ku banon dhe për pasojë ka ndëruar jetë shtetasja S. B, 81 vjeçe.

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e hotelit ku po qëndronte shtetasi A. M., 28 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *