“Vetëm nëse do kishte referendum demokratik!”/ Albin Kurti: Jam pro bashkimit me Shqipërinë

Kryeministri i Kosovës Kosovës, Albin Kurti  është shprehur se do të votonte “pro” për një bashkim të mundshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Në një intervistë për revistën online “Monocle”, Kurti ka bërë me dije se do të ishte dakord një bashkimi të mundshëm, por vetëm nëse do të kishte një referendum paqësor dhe demokratik.

“Nëse do të kishte dy referendume njerëzit do të votonin për bashkim. Unë jam kryeministër këtu që fitoi mbi premtimin për punë dhe drejtësi dhe punësim për rininë. Në këtë mandat ky është prioriteti im, por në të ardhmen sigurisht që nuk do ta përjashtoja mundësinë, megjithatë mendoj se për një paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon, mënyra më e shpejt dhe më e mirë përpara në të ardhmen është që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen në BE përnjëherë, disa s’duan të hyjnë në NATO por Kosova po. Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete por kemi të njejtën gjuhë dhe jemi një komb. Kur e deklaruam pavarësinë, e deklaruam kundër Serbisë dhe jo kundër Shqipërisë. Në anën tjetër ka shumë qytetarë në BE që kanë shtetësi të dyfishtë. Mendoj që ka edhe shumë që kanë tri pasaporta, dhe i inkrurajoj që të votojnë në të gjitha vendet ku janë qytetarë dhe kanë shtetësi,”-tha ai ndër të tjera.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *