“Vetëm një herë jam penduar”/ Çfarë ka ndodhur mes Stresit dhe Mc Kreshës?

Banorët e “Big Brother Vip Kosova” tashmë janë njohur dhe janë afruar me njëri-tjetrin aq sa për të bërë edhe biseda serioze midis tyre.

Stresi së bashku me disa banorë të tjerë kanë hapur një diskutim për zënkat e ndodhura midis artistëve. E kush më mirë se reperi mund të fliste rreth kësaj çështje, i cili gjatë karrierës së tij është përfolur për disa zënka më disa kolegë të tij.

Mirëpo zënka me Mc Kreshën është ajo që i ka peshuar më shumë Arkimedit. Madje ai nuk ngurroi ta konsideronte këtë moment si gjënë që pendohet gjatë karrierës së tij.

“Vetëm një rast jam penduar në repin shqiptar. Një rast që po mendohem do t’ua tregoj një histori të vërtetë shumë shpejt për MC Kreshën. Që kam bërë fërrk me të atëherë, e kam bërë për dikë tjetër, e di dhe Kreshniku shumë mirë. E kam bërë për dikë tjetër”, tregon 36-vjeçari.

Për shuarjen e mosmarrëveshjeve midis reperëve kanë negociuar edhe familjarët e tyre.

“Jam takuar me familjarët e tij, është takuar babai im. Njerëz intelektual. I vetmi rast që jam penduar unë Arkimed Lushaj A.k.a Stresi është që atëherë kam bërë gabimin fatal që nuk më falet dhe në koncert ma ka thyer zemrën kur tha mezi po pres që të përqafoj, ka ardhur dhe jam përqafuar me të”,- tha Stresi.

Për ta përmbyllur rrëfimin e tij, Lusha shtoi se pas pajtimit me Noizy-n, ai ka rregulluar raportet edhe me disa reperë të tjerë.

“Kur jam pajtuar me Noizyn jam pajtuar edhe me tre repera tjerë. Ne jemi pajtuar me Kreshën por nuk jemi parë që nga ajo natë. As nuk e kam parë, dhe as nuk më ka parë. I vetmi rast që pendohem në jetë është ai rast, tjetër nuk kam bërë”,- shprehet reperi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *