“Vetëm po-ja është po” miratohet përfundimisht ligji kundër dhunës seksuale në Spanjë

Dhoma e Parlamentit  në Spanjë  miratoi përfundimisht ligjin ashtuquajtur “vetëm po është po”.

Ligj ky sipas të cilit çdo marrdhënie seksuale që kryhet pa pëlqimin e njërës palë quhet përdhunim.

Ligji parashikon ndryshime në kodin penal si heqja e dallimit midis krimit të “abuzimit seksual” (më të lehtë) dhe atij të “sulmit seksual” (më të rëndë), duke e lënë në fuqi vetëm këtë të fundit. Prandaj, çdo ndërveprim seksual pa pëlqimin e personit tjetër do të jetë sulm dhe do të dënohet me burgim nga 1 deri në 4 vjet.

Ligji quhet “vetëm po-ja është po” për shkak të një slogani të thirrur në sheshet spanjolle gjatë protestave.

Rasti, i njohur si “La Manada”, daton në vitin 2016. Viktima, atëherë 18 vjeç, u përdhunua nga një bandë prej pesë djemsh në Pamplona dhe më pas u la gjysmë e zhveshur në korridorin e një ndërtese.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *