‘Vetëm të bashkuar fitojmë’, Berisha njofton se kur do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ardhshme

Nesër pritet të mbahet Foltorja e Devollit. Ish kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se takimi nis në orën 16:300 në Qendrën e Kulturës të qytetit të Bilishtit.

Berisha ka ftuar të gjithë demokratët e zonës të bëhen pjesë e kësaj foltoreje. Ndër të tjera ai shprehet se vetëm të bashkuar mund të fitojmë.

NJOFTIM

Nesër, ditën e premte me datën 3 dhjetor në ora 16:30, në Qendrën e Kulturës të qytetit të Bilishtit do mbahet “Foltorja: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.

Ftoj të gjithë demokratet dhe demokratët e Devollit të marrin pjesë.

Vetëm të bashkuar fitojmë!

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *